50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar
Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Autoritetet e Maltës konfirmojnë se 50 persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një varke me emigrantë, ndërsa vetëm një person ka mbijetuar dhe ndodhet i shtruar në spital në Maltë, në gjendje shumë të rëndë. Sipas të dhënave zyrtare, varka me gjithsej 51 persona ishte nisur nga Tunizia dy ditë më parë, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit dhe është përmbysur gjatë udhëtimit. Lajmi është bërë i ditur nga organizata joqeveritare “Alarm Phone”, e cila prej ditësh kishte dhënë alarmin për këtë mjet lundrues, pasi kontaktet me të ishin humbur. I mbijetuari i vetëm ka konfirmuar se në bord ndodheshin 51 persona. Ai ka arritur të mbijetojë duke u kapur pas një pjese të varkës...
Burimi:
javanews.al