43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: Nuk i duam

43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: Nuk i duam

Bashkimi Europian i ka vënë në dispozicion Polonisë 43,7 miliardë euro kredi me kushte të favorshme në kuadër të programit të mbrojtjes “Security Action for Europe” (SAFE), që synon forcimin ushtarak përballë kërcënimit rus. Por opozita konservatore e vendit ka dalë kundër programit, me pretendimin se kjo është në fakt sipas saj, një përpjekje për “bashkimin e Europës nën udhëheqjen gjermane” dhe kërcënim për sovranitetin e vendit. Kreu i partisë Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski, insistoi që presidenti Karol Nawrocki të vendosë veto, ndërsa figura të tjera të djathta e quajnë SAFE një formë “shantazhi politik” përmes mekanizmit të kushtëzimit të BE-së. Polonia është përfituesja më e madhe e fondit prej 150 miliardë eurosh dhe Komisioni Europian ka miratuar tashmë financimin për 139 projekte...