40 ditë zie për Khamenein, liderin e vrarë suprem të Iranit

40 ditë zie për Khamenein, liderin e vrarë suprem të Iranit

Ali Khamenei IRAN-Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, duke deklaruar se ai u vra në zyrën e tij mëngjesin e së shtunës (28.02.26) gjatë sulmit të madh ndaj Iranit, të ndërmarrë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Media iraniane njoftoi se vendi do të mbajë 40 ditë zie. Sipas njoftimeve të ushtrisë izraelite gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së mëngjesin e së shtunës u vranë edhe shtatë nëpunës të lartë të Iranit. Lista e nëpunësve të vrarë përfshin edhe Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem Khamenei dhe ministrin e mbrojtjes Aziz Nasirzadeh. Programi bërthamor dhe mbështetja për grupet shiite Khamenei, 86 vjeç, sundoi Iranin që nga viti 1989, duke pasuar Ruhollah Khomeini, udhëheqësin e parë suprem të Republikës Islamike pas revolucionit të...