4 vite nga nisja e luftës/ Sekretari i NATO-s, Rutte: Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë
Bota E Martë, 24 Shkurt 2026 16:41 Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte në 4-vjetorin e nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, deklaroi se Aleanca do të vijojë të qëndrojë në krah të Kievit “përballë çdo sfide që e pret”. Rutte tha se është jetike që Ukraina të vazhdojë të marrë mbështetjen e domosdoshme ushtarake, financiare dhe humanitare, ndërsa shtoi se presidenti rus Vladimir Putin “duhet të dëshmojë nëse është vërtet serioz për paqen”. ”U mblodhëm këtë mëngjes për të shënuar një tjetër përvjetor tragjik. Katër vite luftë të pamëshirshme. Sot ashtu si çdo ditë kujtojmë gjithçka që Ukraina ka përballuar. Teksa nderojmë të rënët dhe ata që vazhdojnë të vuajnë, ne ruajmë edhe shpresën, të frymëzuar nga katër vite qëndresë...
Burimi:
kohajone.com