4 vite luftë në Ukrainë, ministrja Spiropali: Terrori s’mund ta mposhtë lirinë!
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me luftën në Ukrainë. Ndërsa bëhen katër vite që kur Rusia nisi sulmet, Spiropali tha se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Reagim i Ministres Spiropali në X: Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij. Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë. Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i...
Burimi:
kohajone.com