36 raste të dyshuara helmimi nga formula për foshnje në Britani, nisin hetimet
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar 36 raportime për fëmijë që kanë shfaqur simptoma të përputhshme me helmimin nga toksina cereulide, pas konsumimit të formulës së kontaminuar për foshnje. Këto raportime vijnë në kuadër të një skandali global që ka përfshirë disa nga kompanitë më të mëdha të qumështit, pas zbulimit të kontaminimit me cereulide dhe tërheqjeve masive të produkteve nga tregu. Nestlé dhe Danone kanë tërhequr disa seri të formulës së tyre për foshnje në Mbretërinë e Bashkuar që nga raportimet e para për kontaminim, ndërsa tërheqja më e fundit është kryer këtë javë. Autoritetet britanike theksojnë se Mbretëria e Bashkuar nuk është i vetmi vend që po heton lidhjet e mundshme midis konsumit të formulës së tërhequr dhe rasteve...
Burimi:
syri.net