Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori
Bota E Martë, 30 Dhjetor 2025 19:39 Islanda ka përjetuar Krishtlindjen më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke shënuar një tjetër sinjal alarmi për pasojat e ngrohjes globale. Më 24 dhjetor temperatura në qytetin Seyðisfjörður, në lindje të vendit, arriti në 19,8 gradë Celsius, pothuajse 20°C, një vlerë jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit. Zakonisht, temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë variojnë nga -1°C deri në 4°C. Rekorde të tjera u shënuan po atë ditë edhe në zona përreth, ku në Bakkagerði u regjistruan 19,7°C. Rekordi i mëparshëm për muajin dhjetor ishte vendosur në vitin 2019. Meteorologët shpjegojnë se ky fenomen u shkaktua nga masa ajri të ngrohta me origjinë tropikale, tërhequr mbi vend nga një sistem i fortë presioni të lartë, i...