“200 % tarifë doganore për verërat e Francës”, Trump: BE nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën
Donald Trump SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta zbatojë vendimin e tij për të vendosur tarifa doganore ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës. “Nuk mendoj se do të rezistojnë shumë. Duhet ta marrim”,-këmbënguli presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, duke iu përgjigjur një gazetari në Florida se çfarë synon t’u thotë evropianëve, të cilët e kanë bërë të qartë se kundërshtojnë planin e tij. Trump kërcënoi gjithashtu me një taksë prej 200% mbi verërat dhe shampanjën franceze, në përgjigje të deklaratës së Macron se Franca nuk do t’i bashkohej këshillit të paqes në Gaza. “Do t’i rris në 200% tarifat doganore për verërat dhe shampanjat e tyre. Dhe ai do të bashkohet. Por nuk është i detyruar të...
Burimi:
zeri.ai