15 mln $ shpërblim për ‘kokën’ e tij, eliminohet lideri i kartelit më të frikshëm të Meksikës
Forcat e sigurisë së Meksikës njoftuan vrasjen e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, themelues dhe lider i kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG), banda kriminale më e frikshme në vend. Lajmi u konfirmua pas orësh tensioni në shtetin e Jaliscos, të shkaktuara nga nisja e operacioneve të ushtrisë. El Mencho akuzohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe nga autoritetet meksikane për trafik droge dhe krim të organizuar. I lindur në vitin 1966, Oseguera Cervantes ishte përfshirë nga administrata amerikane në listën e kriminelëve më të kërkuar, me një shpërblim miliona dollarësh për informacione që çonin në arrestimin e tij. Administrata Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA) e përshkruan CJNG si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Meksikë. Sipas raporteve publike të agjencisë, grupi ka përdorur...
Burimi:
syri.net