142 milionë udhëtime brenda Kinës gjatë pushimeve të Vitit të Ri 2026

142 milionë udhëtime brenda Kinës gjatë pushimeve të Vitit të Ri 2026

Gjatë pushimeve të Vitit të Ri 2026, tregu kulturor e turistik kinez ruajti një rritje të qëndrueshme dhe konsumi me rastin e festës ishte plot gjallëri. Sipas statistikave të Qendrës së të Dhënave Kulturore e Turistike, në pushimet 3-ditore të Vitit të Ri, numri i udhëtimeve të brendshme arriti në 142 milionë, ndërsa shpenzimet totale turistike brenda vendit kapën vlerën 84 miliardë e 789 milionë juanë. Krahina të ndryshme kineze organizuan aktivitete të ndryshme kulturore e turistike dhe turizmi i akullit e borës, turizmi në zona të ngrohtë, turizmi i pritjes së Vitit të Ri etj., tërhoqën shumë veta. Udhëtimet e shkurtra ishin të zakonshme dhe shumë qytetarë udhëtuan brenda qyteteve ku banojnë, ose vizituan qyteza e fshatra të afërta.