100-milionë dollarë ryshfet/ Arrestohet ish-ministri i Zelenskit, teksa tentonte të largohej nga vendi
Një ish-ministër i Energjisë në Ukrainë është ndaluar nga autoritetet teksa po përpiqej të largohej nga vendi. Sipas njoftimit zyrtar, ai u arrestua ndërsa ndodhej në një tren që po dilte nga territori ukrainas, megjithëse destinacioni i tij mbetet i paqartë. Bëhet fjalë për German Galushchenko, i cili u largua nga detyra vitin e kaluar pas përfshirjes në një skandal korrupsioni. Ai ishte një nga disa zyrtarë të implikuar në një skemë të dyshuar për përvetësimin e rreth 100 milionë dollarëve në nëntor. Skandali rrezikoi të përfshinte edhe administratën e presidentit Volodymyr Zelensky, e cila erdhi në pushtet me premtimin për të luftuar korrupsionin përpara nisjes së pushtimit të plotë rus në vitin 2022. Shefi i kabinetit të Zelenskyt, Andriy Yermak, dha dorëheqjen pasi banesa...
Burimi:
syri.net