100 mijë dollarë për banorë, sa mund t’i kushtojë Trump-it blerja e Groenlandës?!

100 mijë dollarë për banorë, sa mund t’i kushtojë Trump-it blerja e Groenlandës?!

Sinjalet e mbërritura nga presidenti amerikan Donald Trump janë se ai e konsideron marrjen e Groenlandës nga SHBA-së si një domosdoshmëri, e për këtë nuk përjashton aneksimin ushtarak, ose edhe mundësinë e blerjes së ishullit. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se këtë opsionin e fundit po e shqyrton “në mënyrë aktive” për arsye të sigurisë kombëtare. Sipas një raporti nga Reuters, bazuar në katër burime anonime që kanë njohuri mbi planet e Washingtonit, SHBA-ja ka nisur diskutimin e pagesave për qytetarët e Groenlandës për një marrje paqësor kundrejt një shpërblimi financiar. Groenlanda dhe Danimarka kanë hedhur poshtë çdo sugjerim se vendi është në shitje, dhe kjo e fundit ka paralajmëruar se veprimi ushtarak ka të ngjarë të nënkuptojë fundin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut...