10 milionë euro dëm, arrestohen 9 persona për mashtrim me biletat në Luvër, përfshirë dy punonjës të muzeut
Autoritetet franceze kanë arrestuar nëntë persona, përfshirë dy punonjës të Muzeut të Luvrit në Paris, si pjesë e një hetimi për një rrjet të dyshuar mashtrimesh me biletat që ka shkaktuar humbje prej 10 milionë eurosh. Sipas zyrës së prokurorit të Parisit, të arrestuarit përfshijnë punonjës të muzeut, disa guida turistike dhe një person, dyshohet se kanë koordinuar skemën. Hetuesit dyshojnë se rrjeti vepronte duke ripërdorur të njëjtat bileta për vizitorë të ndryshëm, duke synuar kryesisht grupe turistësh kinezë. Përmes mbikëqyrjes dhe përgjimeve telefonike, autoritetet konfirmuan ripërdorimin e përsëritur të biletave dhe ndarjen e grupeve për të shmangur pagesën e tarifave të ligjshme të turit. Muzeu njoftoi se ka vënë në zbatim një plan të strukturuar për të luftuar mashtrimet me biletat dhe po bashkëpunon...
Burimi:
top-channel.tv