Boston leksion Philadelphia dhe merr kreun në Lindje, fitojnë New York, Miami e Phoenix

Boston leksion Philadelphia dhe merr kreun në Lindje, fitojnë New York, Miami e Phoenix

Boston ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 123-101 në fushën e Philadelphia, dy skuadra pretendente për titull këtë sezon. Vendimtar stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 49 pikë, ndërkohë që u dallua Paul George, autor i 36 pikëve. Fiton edhe skuadra kampione e New York, që mundi pa problem 117-85 Milwaukee, ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dalluan Brunson me 23 pikë e Towns me 21 pikë e 16 rebound. Jashtë fushe fiton Miami, që mundi 115-109 Utah Jazz dhe i afrohet zonës play off. Antetokounmpo me 30 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë. Zhgënjejnë sërish Clippers, që u mundën 133-110 nga Phoenix, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë. Surprizon Portland,...