Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Duke nisur nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor 2026, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 212 lekësh për litër, ndërsa benzina do të kushtojë jo më shumë se 179 lekë për litër. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 212 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 200 lekë për litër. Sa i përket benzinës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 179 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 167 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në...