Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do tregtohen

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do tregtohen

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit ka zhvilluar mbledhjen e dytë, duke përcaktuar çmimet tavan për karburantet. Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve dhe, sipas Bordit, synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg. Sipas vendimit të datës 7 tetor 2026, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin nuk duhet të kalojë 210 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në 198 lekë për litër. Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 190 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 178 lekë për litër. Çmimet e...