Bora e parë në majën e Korabit, pamje dimërore nga maja më e lartë e Shqipërisë
Maja e Korabit është veshur me të bardha. Reshjet e para të borës kanë zbardhur malin më të lartë të Shqipërisë, duke sjellë pamje tipike të ditëve të para të ftohta të vjeshtës. Temperaturat, që gjatë natës kanë zbritur nën zero, kanë krijuar kushtet për reshjet e para të borës në lartësi. Mjegulla dhe i ftohti kanë formuar gjithashtu shtresa akulli mbi strukturat metalike në majë, duke i dhënë peizazhit një pamje të veçantë. Mes borës dhe akullit spikat edhe instalacioni me simbolin kombëtar, shqiponjën, i cili është mbuluar pjesërisht nga ngrica. Në lartësinë 2,764 metra mbi nivelin e detit, Korabi mbetet pika më e lartë e territorit shqiptar. Pamjet e majës së mbuluar nga bora, mjegulla dhe akulli sjellin një tablo mbresëlënëse të natyrës...
Burimi:
kohajone.com