Bora Baboçi sjell ekspozitën “Imazhe Migruese” në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Artistja Bora Baboçi do të hapë ekspozitën e saj “Imazhe Migruese” më 8 tetor, në orën 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA. Ekspozita trajton mënyrën se si imazhet lëvizin dhe ndryshojnë përmes materialeve, konteksteve dhe formave të ndryshme të shfaqjes. Përmes kësaj ekspozite, Baboçi fokusohet në proceset e zhvendosjes së imazheve dhe mënyrën se si ato ndryshojnë kuptim teksa kalojnë nga një material dhe kontekst në tjetrin. “Imazhe Migruese” është kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe do të prezantohet për publikun në hapjen e 8 tetorit në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com