Bombardues bërthamorë, limuzina të blinduara dhe një qytet i kthyer në fortesë! Masa të jashtëzakonshme sigurie në Shenzhen
Takimi trepalësh mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Shenzhen të Kinës shoqërohet me masa të jashtëzakonshme sigurie. Ndonëse tre liderët pritet të shfaqen së bashku me buzëqeshje dhe deklarata bashkëpunimi, asnjëri prej tyre nuk duket i gatshëm të ulë vigjilencën. Secili ka marrë masa të posaçme për mbrojtjen personale, nga automjetet presidenciale të blinduara dhe pajisjet e sigurisë bërthamore, deri te kufizimet e rrepta që kanë shndërruar Shenzhenin në një qytet të fortifikuar. Putin, bombardues strategjikë dhe valixhja bërthamore Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Kinë i shoqëruar nga një aparat i fuqishëm sigurie. Sipas The New York Times, imazhet satelitore kanë dokumentuar uljen e dy bombarduesve strategjikë rusë Tu-95MS në aeroportin e Da Nangut në Vietnam, në të njëjtën periudhë me...
Burimi:
javanews.al