Bombardohet me dron anija tregtare turke në Detin e Zi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur pas fundosjes!

Bombardohet me dron anija tregtare turke në Detin e Zi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur pas fundosjes!

Një incident i rëndë është shënuar në Detin e Zi, ku një anije mallrash në pronësi turke u godit nga të paktën një dron dhe më pas u fundos pasi u përfshi nga flakët. Si pasojë e sulmit humbën jetën kapiteni i anijes dhe një tjetër anëtar i ekuipazhit, ndërsa tre persona mbetën të plagosur. Një marinar rezulton ende i zhdukur. Sipas autoriteteve rumune, 11 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga operacionet e kërkim-shpëtimit të zhvilluara me anije dhe helikopterë rumunë. Incidenti ndodhi rreth 20 milje larg brigjeve të Rumanisë, ku vijojnë ende kërkimet për personin e zhdukur. Anija e përfshirë në incident është identifikuar si “Royald Mammadov”, në pronësi të kompanisë turke MG Shipping 5 dhe lundronte nën flamurin e Saint Kitts dhe Nevis....