BOMBA VJEN NGA GJERMANIA/ Brey: Problemi i Serbisë nuk është Brukseli por Vuçiçi
Një tjetër kritikë e fortë ndaj politikës së Beogradit vjen nga analisti dhe gazetari gjerman Thomas Brey. Ai akuzoi pushtetin serb se po përpiqet të fajësojë Brukselin për ngecjen e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa problemet, sipas tij, lidhen kryesisht me zhvillimet e brendshme të vendit. Brey i cilësoi pretendimet se Bashkimi Evropian po bllokon qëllimisht anëtarësimin e Serbisë si “teori konspirative të propagandës serbe”.Sipas analistit gjerman, kjo narrativë shërben për të zhvendosur vëmendjen nga mungesa e reformave, dobësimi i standardeve demokratike dhe problemet me funksionimin e institucioneve. Një pjesë e kritikave të Brey lidhet pikërisht me gjendjen e institucioneve të drejtësisë në Serbi. Brey kritikoi edhe mënyrën se si pushteti në Beograd e trajton çështjen e zgjedhjeve. Ai kundërshtoi deklaratën e kryetares...
Burimi:
ntv.al