BOMBA NE SALLAM/ CONAD përgënjeshtron alarmin e AKU: ZERO produkte u shitën
Një ditë pas alarmit për sallamin “Galbanetto”, çështja merr një tjetër zhvillim. Conad Albania deklaron se loti i produktit të sinjalizuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) si me “risk serioz” nuk është vendosur asnjëherë në shitje dhe se asnjë produkt i këtij loti nuk ka arritur te konsumatorët. Alarmi u bë publik më 9 shtator, kur AKU njoftoi konsumatorët pas një sinjalizimi të ardhur përmes sistemit europian RASFF, lidhur me praninë e një trupi të huaj në produktin “SALAME GALBANETTO G230 c.a”. Bëhet fjalë për lotin L.264173, me datë skadence 23 tetor 2026. Sipas njoftimit, rasti ishte raportuar nga Italia dhe ishte klasifikuar me nivel risku “serioz”. Në njoftimin e tij, AKU u bëri thirrje konsumatorëve që, nëse e kishin blerë produktin, të mos e konsumonin dhe ta kthenin në...
Burimi:
ntv.al