BOMBA E DUGINIT: SHQIPTARET E SERBET TE BEHEN BASHKE KUNDER, RENIA E EUROPES KA NISUR
“Serbët dhe shqiptarët duhet të luftojnë së bashku kundër globalistëve të BE-së”, shkroi Dugin në platformën X, në një mesazh që vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin rus në protestat e ditëve të fundit. Në një tjetër postim, Dugin shkroi “Rënia e madhe evropiane…”, ndërsa në një të tretë përdori shprehjen “Pranvera arabe = vjeshta evropiane. Rënia e Perëndimit”. Mesazhet pasojnë reagimin e tij të mëparshëm, në të cilin e paraqiste popullin shqiptar si një komb që po rizbulonte identitetin historik dhe shpirtëror, duke iu referuar traditës ortodokse, islamit sufi dhe prejardhjes indoevropiane. “Shqiptarët janë indoevropianë (ilirë). Një popull shumë i fortë. Shumë të krishterë ortodoksë. Islam i thellë sufi gnostik”, shkroi ai në një tjetër postim. Deklaratat e reja marrin rëndësi...
Burimi:
ntv.al