Bojkoti/ Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, ministri Gogu: Shteti shqiptar merr përsipër 5 detyrime, ja cilat janë!

Bojkoti/ Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, ministri Gogu: Shteti shqiptar merr përsipër 5 detyrime, ja cilat janë!

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit. Kuvendi votoi në seancë plenare marrëveshjen e parë ndërkombëtare me fuqi detyruese, që i kushtohet tërësisht mbrojtjes së profesionit të avokatit. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një video të shpërndarë, ka shpjeguar se me ratifikimin e Konventës, shteti shqiptar merr përsipër 5 detyrime. “Së pari, avokati duhet ta ushtrojë profesionin pa frikë dhe pa pengesa të padrejta. Ai duhet të ketë mundësi të takojë klientin, të njihet me dosjen dhe të marrë pjesë realisht në procesin ku e përfaqëson. Së dyti, ajo që qytetari i thotë avokatit të vet mbetet mes tyre. Së treti, avokati ka të drejtë të flasë lirisht, por me përgjegjësi. Së katërti, kur avokati kërcënohet ose...