Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata
Për të tretën ditë, qytetarët në Gjykatën e Fierit i gjetën dyer të mbyllura. Nuk kryen dot asnjë veprim, përveç atyre që patën seanca për masë sigurie, urdhra mbrojtjeje dhe ato me karakter të veçantë. “Me gjykatat është shumë, shumë e disfavorshme për popullin, pasi shtyrja e një seance është më shumë kosto si për qytetarin, si për gjykatën, si për sistemin në tërësi, pasi mbartja e dosjeve është shumë, shumë e madhe”, tha Ervis Hajdarmataj. “Është një kontradiktë që besoj se do zgjidhet shumë shpejt, edhe pse është e dëmshme si për ne dhe për qytetarët, por është një që ne nuk e as e dëshirojmë, as e përshpejtojmë dot”, tha avokat Kastriot Dyrmishaj. Edhe në Vlorë, për të tretën ditë, askush nuk arriti...
Burimi:
javanews.al