Bogujevci viziton Ansamblin “Shota”, përcjell nga afër përgatitjet artistike
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, ku gjatë provave ka përcjellë nga afër përgatitjet e valltarëve, instrumentistëve dhe solistëve. Gjatë vizitës, Bogujevci bashkëbisedoi me përfaqësuesit e ansamblit për aktivitetet e realizuara deri më tani, planet për të ardhmen, sfidat me të cilat përballen dhe vazhdimësinë e punës për zhvillimin e mëtejmë të institucionit. Ansambli “Shota” ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë folklorike shqiptare, përmes këngës, vallës dhe muzikës tradicionale. Me aktivitetet dhe paraqitjet e tij, ansambli vazhdon ta përfaqësojë kulturën shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Vizita vjen në kuadër të komunikimit me institucionet kulturore dhe përcjelljes së punës së tyre, me synimin për të mbështetur vazhdimësinë e veprimtarisë artistike dhe...
Burimi:
kultplus.com