Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD
Në seancën plenare të Kuvendit u zhvillua një interpelancë urgjente mes deputetit të opozitës Luciano Boçi dhe ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, lidhur me rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2025 dhe mënyrën e përzgjedhjes së shkollave pjesëmarrëse. Deputeti Boçi, gjatë fjalës së tij, theksoi se çdo fillim viti shkollor prindërit kanë shpresën që fëmijët e tyre të mësojnë më shumë, të kuptojnë botën që i rrethon dhe të kenë përparësi krahasuar me brezat e mëparshëm. Ai ngriti shqetësimin se pas çdo rezultati të rëndësishëm, si ai i testimit PISA, ka prindër që sakrifikojnë, ka shkolla që kërkojnë mbështetje dhe ka nevojë për vendime të drejta mbi bazën e një vlerësimi të plotë e të besueshëm. “Zonja ministre, OECD ka evidentuar një fakt konkret: shkollat me...
Burimi:
javanews.al