Blushi: Mbështesim 7 kërkesat e blegtorëve, buxheti i Ramës për bujqësinë sa 5 km rrugë të florinjta…

Blushi: Mbështesim 7 kërkesat e blegtorëve, buxheti i Ramës për bujqësinë sa 5 km rrugë të florinjta…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar me një deklaratë për, mediat për buxhetin e qeverisë së Rilindjes për bujqësinë. Sipas tij, ‘buxheti i Ramës për bujqësinë sa 5 km rrugë të florinjta’. Para ka por natyra kriminale e ekonomisë dhe kapja për fyti e shtetit nga krimi nuk lejon që fokusi dhe prioriteti absolut të jetë interesi publik. Deklarata e plotë: Partia e Lirisë mbështet plotësisht kërkesat e drejta të blegtorëve shqiptarë, të cilët vit pas viti përballen me një situatë gjithnjë e më dramatike. Blegtoria shqiptare përballet sot, si në asnjë vend tjetër të rajonit, me nënfinancim kronik të qëllimshëm, me kosto të larta prodhimi, çmime të larta të naftës, subvencione mizerabël dhe totalisht të pamjaftueshme, por edhe me...