Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Policia e Tiranës ka vendosur 12 gjoba ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit të policisë, secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë, pasi nuk iu është bindur thirrjeve të përsëritura të policisë për lirimin e rrugës. Njoftimi i Policisë Tiranë: “Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 12 masa administrative. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve...