No Image Available

Bllokoni vendin/ Shpërthen revolta në burgun italian, shqiptarët përplasen me policinë

Një revoltë shpërtheu mbrëmjen e djeshme në burgun Don Bosco në Pisa të Italisë, pasi të burgosurit pretenduan se kishin zbuluar pajisje përgjimi dhe pajisje të tjera elektronike të fshehura në qelitë e tyre. Rreth 40 të burgosur, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, morën nën kontroll një prej reparteve të burgut dhe u barrikaduan brenda tij. Ata kërkuan të takonin komandantin e policisë penitenciare dhe drejtoreshën e institucionit. Sipas pretendimeve të tyre, një ditë më vonë, në qeli u zbuluan pajisje përgjimi dhe mjete të tjera elektronike, të cilat, sipas të burgosurve, ishin vendosur për qëllime hetimore. Transmetimi në rrjetin social u ndoq nga rreth 15 mijë persona, përpara se të ndërpritej. Në pamjet e publikuara, të burgosurit shfaqeshin me fytyra të zbuluara. Ata pretenduan...