Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë bllokimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Aktualisht, mjetet e Bashkisë së Shkodrës janë në terren dhe po punojnë për lirimin e rrugëve. Ndërkohë, u bëhet apel banorëve që të shmangin lëvizjet në këto akse dhe të udhëtojnë vetëm në raste emergjente. Njoftimi: “Mjetet dhe ekipet e Bashkisë Shkodër janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth. Reshjet intensive dhe stuhia kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në disa pika të këtyre akseve. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, ekipet po punojnë për të hapur segmentet e bllokuara. Moti i keq ka dëmtuar edhe urën në fshatin Ndërlysaj. Punimet...