Bllokohet rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton oraret e kufizimi
pamje tirane-durres TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit të rrugës dytësore Tiranë-Durrës. ARRSH njofton se segmenti do të mbyllet në të dyja senset e lëvizjes për shkak të punimeve në mbikalimin e Nyjës së Laknasit. Sipas njoftimit, kufizimi do të nisë mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit të 20 nëntorit. Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor Shqiptar: Në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, janë duke u kryer punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, për realizimin e këtyre punimeve do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, në...
Burimi:
zeri.ai