BLLOKIMI INSTAGRAMIT, RAMA: ALUDIM I TURPSHEM
Përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe demokratëve evropianë vijon në rrjetet sociale, pas debatit mbi kufizimin e disa llogarive të opozitës dhe aktivistëve në platformat sociale. Pas reagimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Evropiane (EDP), Sandro Gozi, Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X”, duke kundërshtuar qëndrimin e demokratëve evropianë. Rama u ndal veçanërisht te ajo që e cilësoi si një “aludim të paturpshëm vizual”, duke akuzuar palën tjetër se po shmang trajtimin e kësaj çështjeje. “Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët. Ajo që e urreva ishte aludimi juaj i paturpshëm vizual, dhe fakti që refuzoni ta trajtoni këtë tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Më vjen keq!”, shkroi Rama. Reagimi i kryeministrit erdhi pasi...
Burimi:
ntv.al