Bllokimi i pagave / Gjyqtarët e prokurorët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe drejtuesit e Thesarit
Drejtues të gjykatave të të gjitha niveleve, përfaqësues të organizatave të gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve i janë drejtuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Gentian Këri, si dhe përgjegjësve të Degëve të Thesarit në 15 rrethe të vendit. Sipas dokumentit të kallëzimit, konflikti buron nga mosekzekutimi i pagave të magjistratëve dhe personelit mbështetës të gjykatave e prokurorive për muajin gusht 2026. Subjektet kallëzuese – mes të cilëve nëpunësit autorizues të Gjykatës Administrative të Apelit (Ardian Dvorani), Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (Iliba Bezati), Gjykatës së Posaçme të Apelit (Dhimitr Lara), si dhe drejtuesit e Unionit të Gjyqtarëve (Gerd Hoxha), Shoqatës Kombëtare...
Burimi:
javanews.al