Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Izrael tregojnë se asnjë prej blloqeve kryesore politike nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë, duke e lënë të pasigurt të ardhmen politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas numërimit të deritanishëm, partia Likud e Netanyahut pritet të sigurojë rreth 28 mandate, ndërsa koalicioni i tij i partive të djathta dhe ultraortodokse nuk arrin pragun prej 61 vendesh në parlamentin me 120 deputetë. Nga ana tjetër, partia Yashar, e drejtuar nga ish-shefi i ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot, rezulton forca e dytë më e madhe me rreth 22 mandate. Blloku opozitar i njohur si “blloku i ndryshimit” pritet të sigurojë rreth 47 vende. Ndërkohë, partitë arabe, të cilat kanë siguruar të paktën 17 mandate sipas projeksioneve paraprake, mund...