Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra deri në përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Në këto kushte, mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve. Vendimi i PS ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar. Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan që në Parlament të diskutohej dhuna e raportuar ndaj studentëve, duke kundërshtuar vijimin e seancës pa një debat për këtë çështje. “Lironi studentët!”, ishin thirrjet e deputetëve demokratë, të cilët protestuan në sallën e Kuvendit dhe kërkuan që çështja të trajtohej nga Parlamenti. Megjithatë, mazhoranca socialiste votoi kalimin e projektligjeve në votim pa diskutime të mëtejshme, ndërsa drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, vijoi procedurat parlamentare. Vendimi shkaktoi reagimin e deputetëve të opozitës,...
Burimi:
gijotina.com