Bllokada amerikane ndaj Iranit, SHBA: Janë devijuar 103 anije tregtare në ngushticën e Hormuzit!
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaron se deri tani ka devijuar 103 anije tregtare, në kuadër të bllokadës detare të vendosur ndaj Iranit. Në një njoftim në rrjetet sociale, CENTCOM tha se po zbaton bllokadën amerikane ndaj tregtisë detare iraniane në ngushticën e Hormuzit. Sipas përditësimit të fundit të ushtrisë amerikane, numri i anijeve të devijuara është rritur me katër krahasuar me raportimin e mëparshëm të publikuar të premten. Ngushtica e Hormuzit është një prej rrugëve kryesore detare për transportin e naftës dhe mallrave në rajon.
Burimi:
javanews.al