Blerja e re e Milan: Një ëndërr të luaj këtu, të jesh pjesë e këtij klubi është fantastike
2 Shtator 2026 9:50 Telesport “Është çmenduri, një ëndërr. Kur një klub aq i rëndësishëm sa Milan vjen duke trokitur në derën tënde, është e pabesueshme. Babai im gjithmonë më tregonte për kampionët që kanë veshur këto ngjyra dhe të jesh pjesë e tyre tani është fantastike.” Këto ishin fjalët e para të Omari Hutchinson në kanalet sociale të Milan pasi nënshkroi kontratën e tij me kuqezinjtë. Më tej, ai foli për trajnerin Ruben Amorim: “Fola me të dhe gjëja e parë që më tha në telefon ishte se kisha shënuar kundër tij në Angli”. “Buzëqesha dhe kërkova falje, sigurisht. Ai më tha se tani duhet ta bëj unë për të. Ai më dha ndjenja interesante dhe pozitive dhe dua të punoj mirë me të,”...
Burimi:
telesport.al