Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU
Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të lëvizjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive. Dorëheqja e saj vjen pas urdhrit të kryeministrit, i cili të enjten pasdite u kërkoi ministrave dorëheqjen e drejtuesve të agjencive shtetërore, si në Tiranë, ashtu edhe në rrethe. Sipas burimeve qeveritare, drejtuesit që preken nga kjo nismë do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë, pasi faza e parë e procesit parashikon vetëm formalizimin e dorëheqjeve përmes një shkrese zyrtare. Në fazën e dytë pritet të analizohet performanca e secilit drejtues që ka paraqitur dorëheqjen, përpara se të vendosen hapat e mëtejshëm. Deri më tani, qeveria nuk ka dhënë një koment zyrtar për...
Burimi:
gijotina.com