Blendi Gonxhja nxjerr “Valltaret” e Kinostudios, nga hija e kujtesës në dritën e Parkut të Artit

Blendi Gonxhja nxjerr “Valltaret” e Kinostudios, nga hija e kujtesës në dritën e Parkut të Artit

Kur një skulpturë rikthehet në hapësirën publike, nuk zhvendoset vetëm një vepër arti. Rikthehet një copëz kujtese, një gjurmë kohe dhe një pjesë e identitetit të një qyteti. “E dielë në Parkun e Artit…”Me këtë përcaktim, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka sjellë përmes një fotogalerie një nga dëshmitë më interesante të trashëgimisë artistike të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”: “Valltaret”, tashmë më pranë syrit të publikut, pranë hyrjes së godinës historike që sot strehon Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.Dikur të përfshira në një hapësirë ku arti monumental, arkitektura dhe ideologjia bashkëjetonin brenda të njëjtit ansambël, “Valltaret” sot shfaqen në një tjetër kontekst. Ato dalin nga hija e pritjes, afrohen me publikun dhe fitojnë një marrëdhënie të re me hapësirën urbane.Dhe kjo...