Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!
Çështja e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pritet të rikthehet për diskutim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi SHISH të përfundojë një auditim të thelluar për të verifikuar nëse situata e krijuar ka sjellë pasoja në funksionimin e institucionit. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes ku u diskutuan zhvillimet e fundit në institucionet e sigurisë dhe masa e sigurisë ndaj Hysenit. Çuçi tha se Presidenti e kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën, ku SHISH kishte paraqitur një informacion paraprak lidhur me situatën. Sipas tij, në atë mbledhje është kërkuar kryerja sa më shpejt e një auditimi të thelluar. “Në lidhje me këtë çështje, Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën...
Burimi:
argjiroja.net