BKK dhe Ambasada e Italisë bashkëpunojnë për Javën e Gjuhës dhe Kulturës Italiane
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Ambasada e Italisë në Kosovë do të bashkëpunojnë në kuadër të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane, me një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen në ambientet e BKK-së. Drejtoresha e BKK-së, Dr. Blerina Rogova Gaxha, priti në takim zëvendësambasadoren e Italisë në Kosovë, Chiara Castaldo, dhe profesoreshën Raffaella Ritucci, me të cilat diskutoi për aktivitetet e përbashkëta të kësaj jave. Më 26 tetor 2026, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare do të hapet një ekspozitë kushtuar Leonardo da Vinçit, e cila do të shoqërohet me ligjërata nga dy të ftuar. Me këtë aktivitet do të shënohet edhe nisja e programit të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane. Gjatë hapjes së ekspozitës do të prezantohet edhe donacioni i dhuruar...
Burimi:
kultplus.com