BKH harton hartën, 10 hetues ngrenë databazën e grupeve kriminale

BKH harton hartën, 10 hetues ngrenë databazën e grupeve kriminale

Cilat janë grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri, kush janë anëtarët e tyre, cilat janë pasuritë që zotërojnë dhe në çfarë aktivitetesh kriminale janë të përfshirë? Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera synon t’u japë përgjigje Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), e cila po punon për krijimin e një harte të plotë të krimit të organizuar në vend. Për këtë qëllim, BKH po mbledh dhe përpunon informacion nga një sërë institucionesh dhe agjencish ligjzbatuese, përfshirë edhe shërbimin sekret vendas. Të dhënat do të përfshihen në një databazë të posaçme, e cila do të jetë e pavarur nga institucionet e tjera dhe do të shërbejë për analizimin e aktivitetit të grupeve kriminale. Në BKH është ngritur së fundmi Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal....