Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri nuk ka arritur të sigurojë lirimin nga paraburgimi në Francë, ndërsa autoritetet gjyqësore po shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij. Gjykata e Amiens ka vendosur që ai të vijojë të qëndrojë pas hekurave, në pritje të një vendimi përfundimtar nëse do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare. Beqiri, i cili kërkohet nga SPAK në lidhje me hetimet për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, u paraqit para gjykatës franceze të premten, më 23 tetor. Sipas mediave franceze, biznesmeni kundërshton ekstradimin drejt Shqipërisë, duke pretenduar se çështja ndaj tij ka prapavijë politike. Gjatë seancës, gjykata shqyrtoi dokumentacionin shtesë të dërguar nga autoritetet shqiptare, pas kërkesës së bërë në muajin gusht. Dokumentet përfshijnë garanci ligjore nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme dhe Drejtoria...
Burimi:
kohajone.com