Biserko i del përballë Brukselit: Po i zgjat jetën regjimit të Aleksandër Vuçiçit
Funeral i Ratko Mladiqit ka rikthyer në qendër të debatit raportin e Bashkimit Evropian me Serbinë. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, akuzon Brukselin se po tregohet sërish tolerant ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq. Në një intervistë për KTV-në, Biserko komentoi deklaratën e Komisionit Evropian se ceremonia e varrimit të Mladiqit nuk ishte organizuar nga shteti serb. Sipas saj, ky qëndrim përbën një tjetër “përkëdhelje” ndaj Vuçiqit. Biserko u shpreh se BE-ja ka humbur mundësinë për të trajtuar seriozisht të kaluarën e rajonit dhe për të nxitur reforma të vërteta në Serbi. Ajo paralajmëron gjithashtu se mbështetja e vazhdueshme e status quo-së politike mund të ketë pasoja. “Sa më shumë që BE-ja e prolongon jetën e regjimit të...
Burimi:
ntv.al