Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Bisedimet për Ukrainën: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, njoftuan më 12 nëntor se Vladimir Putini kishte pranuar që përfaqësuesit evropianë të merrnin pjesë në rundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes për Ukrainën. Lajmi erdhi pas tre ditësh përpjekjesh diplomatike mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit. Sipas të dërguarve amerikanë, ato sollën përparim të kufizuar drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Kushner e cilësoi përparimin “domethënës”. Të dyja palët tani kishin rënë dakord që në rundin e ardhshëm të negociatave të përfshihen edhe partnerët evropianë, shkroi ai, duke shtuar se do të trajtoheshin si çështjet territoriale mes Ukrainës dhe Rusisë, ashtu edhe marrëveshjet më të gjera për sigurinë në Evropë. Ai u përpoq ta siguronte Kievin se asnjë marrëveshje më...