Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Rusia mirëpret qasjen e SHBA-së, e cila vendos çështjet e sigurisë në krye të agjendës së bisedimeve të reja për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Kështu deklaroi të hënën  ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Lavrov iu referua deklaratave të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se ishte shënuar përparim në diskutimet mbi garancitë e mundshme të sigurisë për periudhën pas luftës. “Dëgjova deklaratat e Marco Rubio, i cili tha se çështjet e sigurisë do të jenë vendimtare gjatë bisedimeve në Abu Dhabi dhe në situatën e përgjithshme që lidhet me konfliktin në Ukrainë. Për më tepër, agjenda e bisedimeve në Abu Dhabi parashikon që pika e parë të trajtojë çështjet e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe të gjithë rajonin. Është për...