Biografia e një Ndërtese: Shtëpia e Kulturës në Runik
Objektet e trashëgimisë kulturore kanë shpirt. Ky konstatim, për disa, mund të tingëllojë mistik, e për disa të tjerë ftues. Objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë shpesh u gjasojnë fantazmave, atëherë kur ekzistenca e tyre mbrohet vetëm në aspektin infrastrukturor dhe fizik. Muret nuk munden dot t’i mishërojnë kujtimet e njerëzve, ama njëfarë shpirti social i këtyre hapësirave krijohet atëherë kur brenda tyre janë performuar për kohë të gjatë praktika sociale dhe kulturore. Të konceptuara në kontekstin politik të Jugosllavisë socialiste të pasluftës, gjatë vitit 1948 në Kosovë u planifikuan rreth 250 shtëpi kooperative, të cilat, veçanërisht në zona rurale, u bënë ndër hapësirat e para publike ku arsimi, kultura dhe jeta kolektive mund të ndërthureshin. Shtëpia e Kulturës në fshatin Runik të komunës së...
Burimi:
kultplus.com