Billie Eilish debuton në kinema, do të luajë Esther Greenwood në “The Bell Jar”

Billie Eilish debuton në kinema, do të luajë Esther Greenwood në “The Bell Jar”

Pas një karriere të suksesshme në muzikë, me miliona albume të shitura dhe çmime të rëndësishme, përfshirë dy çmime Oscar dhe vlerësime në Grammy, Billie Eilish po përgatitet të bëjë hapin e saj të parë në një rol kryesor në një film. Këngëtarja amerikane do të interpretojë personazhin e Esther Greenwood në përshtatjen e re kinematografike të romanit të njohur të Sylvia Plath, “The Bell Jar”. Filmi do të shënojë debutimin e Eilishit në një rol filmik, pasi më parë ishte shfaqur në një episod të serialit të Prime Video, “Swarm”, në vitin 2023. Përveç muzikës, Eilish ka krijuar prej vitesh një lidhje të fortë me kinemanë. Ajo është fituesja më e re e dyfishtë e çmimit Oscar dhe artistja më e re e lindur...