Bie zjarr në godinën ku ndodhen selitë e PD dhe PL

Bie zjarr në godinën ku ndodhen selitë e PD dhe PL

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së Oficerëve në qytetin e Fierit. Flakët kanë përfshirë një pjesë të katit, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesët e tjera të godinës. Dy katet e para të ndërtesës aktualisht nuk janë në përdorim, ndërsa në katet e tjera funksionojnë zyra të Bashkisë Fier, si edhe selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, grupet përkatëse po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të zjarrit.